×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ukraina e vazhdon trysninë për armët me rreze të gjata, për t’i ndalur sulmet ajrore ruse

    FrontOnline
    08 Shtator 2024

    Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës gjatë natës, njoftuan zyrtarët ukrainas më 8 shtator, pak pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi po vazhdon të kërkojë “zgjidhje për armët me rreze të gjata veprimi” me qëllim që t’i ndalë sulmet ajrore ruse brenda Ukrainës.

    Në një video të publikuar më 8 shtator, Zelensky tha se gjatë javës së fundit, ushtria ruse e ka sulmuar Ukrainën me “më shumë se 800 raketa antitanke, gati 300 dronë Shahed, dhe me mbi 60 raketa balistike”.

    “Terrori mund të ndalet vetëm në një mënyrë: duke i goditur fushat ajrore të ushtrisë ruse, në bazat e tyre, dhe logjistikat e terrorizmit rus”, tha Zelensky.

    Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht vendeve aleate ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët, me të cilat ato e furnizojnë, për të goditur më thellë brenda tokës ruse.

    Ai e përsëriti këtë lutje edhe më 6 shtator gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Gjermani.

    Por, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha pas takimit se asnjë armë ushtarake si e vetme nuk është vendimtare për Ukrainën për t’u mbrojtur nga pushtimi i plotë rus, dhe se përdorimi i armëve amerikane për sulme thellë brenda në Rusi nuk do ta kthente luftën në dobi të Ukrainës.

    Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, ushtria ruse kreu sulme natën e kaluar dhe mëngjesin e sotëm me katër raketa të telekomanduara nga rajoni Belgorod i Rusisë, si dhe me 23 dronë të prodhimit iranian, Shahed.

    “Sulmet e armikut u zmbrapsën nga kundërajrorët, grupet e artilerisë mobile dhe njësitet e Forcave të Mbrojtjes së Ukrainës”, thuhet në njoftim.

    Një çift i moshuar u vra nga bombardimet ruse në qytetin Sumi të Ukrainës gjatë natës, thanë zyrtarët të dielën.

    “Katër persona të tjerë u plagosën, përfshirë një vajzë 2-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar”, tha zyra e prokurorit lokal.

    Raportohet se një shtëpi është shkatërruar dhe 20 të tjera janë dëmtuar.

    Të paktën një person u vra nga një sulm rus kundër një hoteli në qytetin Mikolaivka të rajonit Donjeckut, raportoi Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë të dielën. Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të gjetur dy persona të zhdukur në vendngjarje.

    Zyrtarët në kryeqytetin ukrainas, Kiev, thanë të dielën së të paktën dy persona u vranë nga një shpërthim me në një fabrikë automobilash.

    “Dy persona janë vrarë, ndërsa ka mundësi që të ketë njerëz nën rrënoja”, shkroi administrata ushtarake e Kievit në Telegram, duke shtuar se ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.

    Një ndërtesë dykatëshe u “shkatërrua pjesërisht”, shkruan zyrtarët. /REL/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.