Deputeti i VV-së, Fitim Uka ka thënë se fitorja e VV-së në bastionin e LDK-së, është sinjal se kjo parti, sipas tij, po rritet në masë të madhe.
“Fitorja në Llap tregon se qytetarët janë për ndryshim, e ndryshimi ndodhë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Vetëvendosja po rritet dhe kjo po i frikëson kundërshtarët politikë”, ka thënë Uka në Debat Plus.
Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Faton Bislimi në këtë debat ka thënë se humbja në Podujevë, sipas tij, duhet të jetë mësim për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Humbja në Podujevë është mësim i mirë për ne dhe zhgënjyes për ne. Do të rikthehemi fuqishëm. Nuk është në moral të përmendi për emra se kush është fajtor për humbjen e bastionit”, tha ai.