×
  • Opinione
  • Opinione

    Ujmani është toka jonë

    FrontOnline
    23 Qershor 2021

    Ujmani nuk është pasuri natyrore por liqen artificial. Ujmani është pasuri, sepse është pasuri e Kosovës; jo pasuri natyrore, sepse i ndërtuar nga dora e njeriut. Ujmani nuk është ujë, Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë.

    Sipërfaqja e plotë mbi cilën është ndërtuar Ujmani është pronë e Kosovës. Kadastra, pra pronësia, shtrihet më tej se kufiri shtetëror i Republikës së Kosovës me Serbinë. Andaj Ujmani edhe në territorin e Serbisë është i Kosovës. Ujmani është tokë e Kosovës në territor të Serbisë. Por, edhe atje ai është i Kosovës.

    Planifikimi, projektimi dhe ndërtimi janë bërë me shpallje të interesit të Kosovës, me mjete të Kosovës, i destinuar për Kosovën, në kohën kur Kosova ishte krahinë socialiste autonome e federatës.

    Ujmani nuk është liqen natyror. Aty para ujit ka pasur toka, të cilat i ka shpronësuar Kosova, sipas ligjeve në fuqi dhe ka paguar shtrenjtë për to.

    Nuk ka pasur kontest me dikur republikat (sot shtete), pasi u shpërbë federata.

    Ujmani nuk është ndërtuar në bashkëpunim me Republikën tjetër (sot Serbia), as nuk ka pasur për destinim përdorimin e ujërave të grumbulluara në të nga të dy entitetet asokohe brenda federatës (sot shtete të pavarura), por vetëm dhe vetëm të Kosovës. Këtë e vërteton çdo dokument zyrtar, por edhe projektimi i këtij kompleksi ujor-energjetik.

    Fakti që nga pikëpamja e kufirit shtetëror ka pjesë të liqenit artificial të Ujmanit, pra tokave, në territorin e Serbisë, nuk thotë asgjë për pronësinë e tokës mbi të cilën sot ka ujë – ajo është aset i ndërmarrjes publike me qeverinë si 100% aksionare në emër të Republikës sonë. Ujmani është çështje prone, jo kufiri.

    Ujmani nuk është rasti i liqenit natyror të Shkodrës, ku vet liqeni është ndarë midis shteteve, apo i liqenit tektonik të Ohrit. Por as nuk është rasti i marrëveshjes ndërkombëtare për shfrytëzimin e ujrave dhe më pas blerjen e tokës si te liqeni i Vërmicës në rastin e Shqipërisë me atëbotë Jugosllavinë.

    Nuk ka pasur dhe as nuk ka për Ujmanin asnjë kontest të natyrës ndërkombëtare apo që lidhet në ndonjë formë me të drejtën ndërkombëtare të ujërave. Sepse askush nuk ka kontest për rrjedhën e lumit i cili e mbush një pjesë të liqenit tonë artificial.

    Koha kur Serbia mund të nxirrte pretendime për këtë kompleks siç është Ujmani ka qenë para më shumë se 40 vjetëve, kur shpallej interesi i Kosovës për projektim dhe shpronësime për këtë qëllim në nivel të federatës. Nuk mund të simulohet kontesti i pabërë 40 vite më parë sot më 2020. Sepse nuk ekziston më asnjë e drejtë. Gjithçka është ratifikuar në nivel federate në atë kohë dhe çështja është e mbyllur.

    Kushdo që po flet për Ujmanin si “ujëra që duhen ndarë” përveç që po ia ndihmon Serbisë të krijojë nga hiçi një kontest të pronësive të Kosovës, njëkohësisht edhe po e shtron rrugën që të zgjidhet keq çështja e demarkimit të kufirit kurdo që ajo ndodh.

    Ujmani s’ka kontest, as nuk ka për çfarë të përdoret nga Serbia, as si e drejtë dhe as si aset, sepse nuk i ka takuar kurrë asaj dhe as nuk është ndërtuar për pjesë apo zona të saj.

    Ujmani pra nuk i takon Serbisë e madje as nuk i duhet Republikës së Serbisë. Ujmanin duket që e kanë veçse për ‘Zajednicë’, si ujë për ‘Zajednicë’.

    Ujmani është tokë, ujë dhe energji e Kosovës, nga Kosova, për Kosovën.

    SQARIM:

    Studimi i fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit që është kryer nga Departamenti Amerikan i Energjisë është publikuar sot.

    Front Online e publikon një status të mëhershëm të kryeministrit aktual, Albin Kurti, të shkruar disa ditë pas Marrëveshjes së Washingtonit të 4 shtatorit 2020, ku studimi i fizibilitetit për Ujmanin ishte njëra nga pikat e këtij akordi.

    Nga Rubrika
    Opinione30 Maj 2025
    Nga: Rowan Pelling / The Independent Ka shumë gjëra që i përkasin së kaluarës, dhe besoj se të gjithë pajtohem që kënga...
    Opinione29 Maj 2025
    Nga: Arianit Koci Një avokat që i del në mbrojtje një prokurori – nuk është veprim i zakonshëm. As i mençur –...
    Opinione28 Maj 2025
    Le të shpresojmë që Donaldi është i tërbuar nga inati dhe do të godasë atje ku Putinit i dhemb më shumë. Burimi:...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Kuzhinieri dhe biznesmeni i famshëm turk, Nusret Gokçe, ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama, të realizuar në stadiumin “Allianz Arena”...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në Gjirin e Durrësit. Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Pavarësisht kundërshtimeve nga qytetarët dhe ekspertët e sektorit, ZRrE ka hyrë në fuqi me vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike....
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka reaguar ndaj përdorimit të vulës me emrin e kriminelit serb, Gjeneralit Jankoviq. Kjo vulë...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Pas aksidentit në vendin e punës të një shtetasi të huaj 47-vjeç, ditën e djeshme në Tiranë, policia ka vënë në pranga...
    Lajme01 Qershor 2025
    Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, PISA ka përfunduar në Kosovë. Testimi i cili u organizua gjatë muajit maj, u zhvillua në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.