Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani ka njoftuar se është takuar në një darkë pune me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor, Manuel Sarrazin dhe Anna Lührman, Ministre e Shtetit në Zyrën për Punë të Jashtme të Federatës Gjermane.
Ujkani ka thënë se Gjermani vazhdon të jetë aleate e vendosur dhe e palëkundur e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Në kuadër të Procesit të Berlinit, kam takuar në darkë pune, Manuel Sarrazin, Përfaqësues Special i Gjermanisë për Ballkanin Perendimor dhe Anna Lührman, Ministre e Shtetit në Zyrën për Punë të Jashtme të Federatës Gjermane. Gjermania vazhdon të jetë aleate e vendosur dhe e palëkundur e Kosovës në rrugëtimin tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Ujkani./Front Online/
Postimi i saj i plotë: