Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
Samir Ujkani që pati paraqitje të kënaqshme sonte, pas ndeshjes deklaroi se Kosova është larg nivelit të Spanjës.
“Kemi luftuar për njëri-tjetrin. Spanja është një prej ekipeve më të mira në botë. Jemi ende shumë larg prej nivelit të Spanjës. Kemi provu m’i kriju do shansa. Ky është kualiteti i tyre, kanë pasë shumë raste. Spanja është super ekip, por na duhet me kqyr lojën tonë. Me lujt si Greqia nuk është mentaliteti jonë”, deklaroi kapiteni i Kosovës.
Ujkani ka treguar edhe për rivalët e Kosovës në Grupin B.
“Konkurrenca jonë është Gjeorgjia me Greqinë. Duhet me provu mu rrit si lojtarë dhe si ekip. E kemi ndërru sistemin e lojës. Kemi ardh prej ni javës shumë të vështirë. Lujtëm me Lituaninë në temperatura të ulëta. Me Suedinë lojë fizike dhe shumë të fortë. Kur erdhëm këtu e gjetëm temperaturën 31 gradë”, u shpreh ai. /FrontOnline/