Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka shkyçur disa lidhje ilegale në gypin magjistral që furnizon me ujë Sllatinën e Vragolinë dhe Parkun e Biznenit.
Në një njoftim për media, ku ka dërguar edhe fotografinë e këtyre lidhjeve, Ujësjellësi ka thënë se këta “s’janë gjarpërinj, por gypa të kyçjeve ilegale”.
“Vazhdojnë aktivitetet e KRU ‘Prishtina’ në inspektimin dhe identifikimin e kyçjeve ilegale e pastaj edhe shkyçjeve, gjithandej zonës së shërbimit. Gjatë ditës së djeshme ekipet e KRUP-së kanë evidentuar dhe shkyçur njërën nga pikat e shumta të kyçjeve ilegale ne tubin magjistral Vragoli-Parku i Biznesit, ku si rezultat i ndërhyrjeve të shumta Parku i Biznesit është ballafaquar me mungesa të furnizimit me ujë”, thuhet në njoftim të Ujësjellësit.
Në fund kjo ndërmarrje ka paralajmëruar se “aktivitete të tilla do te vazhdojnë edhe ditëve në vijim”./Front Online
https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/1862330810581202