Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljani ka njoftuar se në lagjen e Boshnjakëve, disa biznese janë pajisur me fatura.
“Në lagjen e Boshnjakëve kanë filluar të vijnë faturat sidomos tek lokalët të cilët janë me biznese por në shtëpia ende nuk i kanë disa”, u shpreh ai.
Ai tha për Front Online se qytetarët janë ankuar për vlerën e faturave.
Ugljanim thotë se rreth 2000 euro i është dërguar fatura një supermarketi.
Ai nënvizon se nuk është në dijeni për vlerësimin e “Elektroserver” qe ua ka bërë faturave.
“Ka ankesë nga qytetarët që nuk janë marr parasysh nga ora por paushall me vlera të ndryshme ku disa lokale i kanë 600, 800 euro ku ka edhe super markete që është në lagjen e Boshnjakëve që përmbi 2000 euro e si e kanë bërë vlerësimin nuk e dimë”, thotë Ugljani.
Rryma ende “belesh” në veri, ZRRE-ja drejton gishtin kah “Elektroseveri”