×
  • Lajme
  • Lajme

    UFAGJ shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak – hebre Norbert Jokl, e organizuar nga Kosovo Jewish Organization (KJO) dhe nga Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

    Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, i përshëndeti të pranishmit dhe u tha se “kjo ngjarje tashmë është bërë tradicionale për universitetin, duke i kushtuar rëndësi të veçantë përkujtimit të kësaj dite jo vetëm për komunitetin hebre, por për mbarë njerëzimin, kjo ngjarje është e pakrahasueshme për nga tmerri e dhimbja, duke ndjerë obligim moral e shpirtëror, përkujtimin dhe lavdinë mbi të”.

    Njëherit theksoi rolin e rëndësishëm të shqiptarëve për të shpëtuar hebrenjtë, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues diplomatikë, përfaqësues të institucioneve lokale në Gjakovë, përfaqësues të bashkësive fetare, studiues, profesorë dhe studentë.

    Ndërsa, Ambasadori izraelit në Maqedoni, Dan Oryan, përmes një video mesazhi ka përshëndetur dhe falënderuar për organizimin, duke shpjeguar rolin, rëndësinë dhe vlerat e përkujtimit të Holokaustit. Pjesëmarrësit dëgjuan kumtesat për albanologun austriak – hebre Norbert Jokl, të Prof. Dr. Anton N. Berisha nga Universiteti i Kalabrisë dhe të Prof. Dr. Skender Asani nga Instituti për trashëgimi kulturore të shqiptarëve, nga Shkupi. Ngjarja u përcoll me performancë orkestrale nën dirigjimin e Prof. Kastriot Sada. Në fund, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ndau certifikata për pjesëmarrësit e trajnimit për përfitimin e njohurive mbi Holokaustin.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ishin sonte në Pejë. Lidhur me këtë, Kurti thotë...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Republikës Çeke në kuadër të Ligës së...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë e vlefshme për raundin e pestë në UEFA Nations League. Para ndeshjes,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.