Kampionati Evropian “Euro 2020” do të vazhdojë sot me ndeshje tjera, derisa e radhës nis nga ora 15:00.
Në kuadër të grupit A, Uellsi do të përballet me Zvicrën, shkruan FrontOnline.
Një orë para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.
Te Zvicra nga minuta e parë do të luajnë dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Uells: Ward, Allen, Rodon, Davies, James, Mepham, Moore, Morrell, Ramsey, Roberts, Bale
Zvicra: Sommer, Akanji, Elvedi, Embolo, Freuler, Mbabu, Rodriguez, Schar, Seferovic, Xhaka, Shaqiri.
/FrontOnline/