×
  • Sport
  • Sport

    UEFA vendos për zgjerimin e listës, skuadrat me 26 futbollistë në Evropian

    FrontOnline
    28 Prill 2021

    Pasi e shtyu me një vit, koronavirusi po modifikon jo pak edhe mënyrën e organizimit të Kampionatit Europian që pritet të startojë më 11 qershor të këtij viti dhe të luhet në 12 qytete të ndryshme të Europës.

    Kështu siç raporton britanikja “The Times”, UEFA ka vendosur që të lejojë përfaqësueset pjesëmarrëse të paraqiten në kompeticion me 26 futbollistë në dispozicion, ndryshe nga sa ka ndodhur tradicionalisht me vetëm 23 lojtarë.

    Ky vendim i UEFA-s pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme dhe vjen pas një kërkese publike të nisur nga trajneri i Italisë, Roberto Mancini, të cilit iu bashkuan më pas edhe shumë kolegë të tjerë.

    “Zgjerimi i listës me 25 apo 26 futbollistë do të ishte diçka shumë pozitive, pasi vijmë pas një sezoni mjaft intensiv dhe për më tepër do të luhet në kushtet e pandemisë. Imagjinoni nëse na preken disa futbollistë nga koronavirusi dhe më pas do të jetë gati e pamundur të gjesh lojtarë, pasi shumë prej tyre do të jenë me pushime”, pati deklaruar Mancini disa ditë më parë./SS/

    Nga Rubrika
    Sport25 Korrik 2025
    Milani po përgatit një ofertë të re dhe të përmirësuar për Club Brugge për Ardon Jasharin, duke rritur shumën fikse në 35...
    Sport25 Korrik 2025
    Milani po përgatit një ofertë të re dhe të përmirësuar për Club Brugge për Ardon Jasharin, duke rritur shumën fikse në 35...
    Sport25 Korrik 2025
    Sulmuesi Neymar pati një debat të ashpër me një tifoz pasi goli i tij në fund u anulua, duke e dënuar klubin...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Ambasadorë nga vendeve perëndimore, përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, si dhe shefi i Zyrës së BE-së...
    Opinione25 Korrik 2025
    Nga: Arian Galdini Ballkani, si rrënjë e thellë e një peme ende të palindur, rri i fshehur në errësirën e tensioneve historike...
    Lifestyle25 Korrik 2025
    Ja pse duhet të shmangni ngrirjen dhe konsumimin e lëvores së limonit të tërë Limoni është në përgjithësi shumë i shëndetshëm dhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka komentuar intervistën ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçit në “Rubikon”. Ai para mediave tha se këtë...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica në fjalimin e tij pas mbylljes së seancës nga kryesuesi, tha se...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit të seancës së 52-të konstituive. Ai tha se Gjykata Kushtetuese do të dalë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.