×
  • Sport
  • Sport

    UEFA i beson FSHF-së organizimin e ndeshjeve të rundit paraeliminator të Ligës së Kampionëve

    FrontOnline
    13 Qershor 2021

    UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e tre ndeshjeve të turit paraeliminator të kompeticionit UEFA Champions League.

    Shqipëria do të mirëpresë ndeshjet e këtij turi që do të luhen në datat 22-25 qershor 2021 në Durrës dhe në Elbasan. Më 22 qershor, në ora 20:00 do të nisë gjysmëfinalja e parë ESS Folgore (SMR) – FC Prishtina (KOS), që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit, përcjell FrontOnline.

    Po më datë 22 qershor dhe po në të njëjtën orë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit luhet ehde gjysmëfinalja tjetër HB Torshavn (FRO) – Int. Club d’Escaldes (AND).

    Fituesit e dy çifteve do të përballen në finalen e këtij turi që do të luhet më datë 25 qershor, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohet për në fazën tjetër.

    Kësisoj, UEFA vazhdon t’i besojë FSHF-së organizimin e eventeve të rëndësishme, duke marrë parasysh mirëorganizimin e ndeshjeve me rëndësi të madhe nga institucioni i futbollit shqiptar si dhe investimet e rëndësishme që janë bërë në infrastrukturë dhe në futboll përgjatë këtyre viteve.

    Gjithashtu, kjo vjen edhe për shkak të lehtësimit të masave anti-Covid në Shqipëri dhe rënies së rasteve me këtë virus që bllokoi të gjithë botën për thuajse më shumë se një vit.

    Ky lajm vjen pas një tjetër lajmi historik, siç është ai i organizimit të finales së kompeticionit më të ri në futbollin europian, UEFA Conference League, në stadiumin “Air Albania” në majin e vitit 2022.

    CHAMPIONS LEAGUE – TURI PARALEMINATOR

    Gjysmëfinalet – datë 22 qershor 2021

    SS Folgore (SMR) – FC Prishtina (KOS)
    Ora 20:00, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

    HB Torshavn (FRO) – Int. Club d’Escaldes (AND)
    Ora 20:00, stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

    Finalja – datë 25 qershor 2021

    Fituesi 1 – Fituesi 2
    Ora 20:00, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport19 Nëntor 2024
    Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu po vazhdon t’i ofendojë kosovarët. Legjenda rumune është mllefosur nga vendimi i Kombëtares së Kosovës për të...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja shqiptare sonte do të luajë  kundër Ukrainës në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin  “Air Albania”...
    Sport18 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur pas fitores ndaj Lituanisë me rezultat 1-0. Foda ka thënë se është i lumtur me...
    Të tjera
    Vip19 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Driloni ka bërë një bisedë me Sarën, duke insistuar të dijë pëlqimet e saj. “E për...
    Vip19 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Drenusha e ka këshilluar Arionin në lidhje me raportin e tij me Dianën. Ajo i ka...
    Vip19 Nëntor 2024
    Gjatë natës Prime, Driloni ka pasur një moment të qeshjes, gjë e cila u kritikua. Por, ai është shprehur i pakënaqur me...
    Vip19 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Arioni ka folur për lidhjen e tij me Dianën. Ai është shprehur se atë dhe Dianën...
    Vip19 Nëntor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë bërë bashkë pas spektaklit ‘Prime’ mbrëmë. Temë diskutimi mes tyre ishte ardhja e...
    Opinione19 Nëntor 2024
    Nga Mero Baze: Titulli origjinal: Albin Kurti u ka borxh shqiptarëve, heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare Albin Kurti mund ta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.