×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Udhëtimet dhe karantinimi në Gjermani, rregullat e reja

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Tashmë rregullat e reja të karantinimit për ardhjen në Gjermani të personave nga vendet e rrezikuara futen në fuqi më 8 nëntor.

    Ndër vendet e rrezikuara janë edhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, si dhe të gjitha vendet fqinje të Gjermanisë (përveç Danimarkës).

    Por, cilat janë rregullat e reja?

    Prej 8 nëntorit personat që vijnë nga vendet e rrezikuara në Gjermani duhet të futen në karantinim (vetizolim) të obligueshëm 10-ditor. Vetizolimi mund të shkurtohet nëse siguroni një test negativ ndaj virusit Corona. Por testi mund të bëhet vetem pas pesë ditësh në karantinë. Kjo do të thotë se vetizolimi pesëditor është i obligueshëm, pastaj mund të bëni testin dhe nëse testi del negativ, mund të dilni nga vetizolimi. Rezultatin e testit duhet ta ruani të paktën 10 ditë dhe menjëherë duhet të njoftoni Gesundheitsamt-in (Entin e shëndetit publik). Kujdes: Karantinimi dhe testet janë në kompetencë të landeve, ndaj informohuni në landet ku udhëtoni, sepse mund të ndodhë që ka dallime. Një rregull i ri në Gjermani është edhe regjistrim i obligueshëm online për të gjtihë ata që vijnë nga vendet e rrezikuara. Regjistrimi duhet të bëhet para ardhjes në Gjermani dhe këtë dokument duhet ta keni me vete, si dëshmi se jeni regjistruar. Qëllimi është evidentinimi dhe kontrollimi më i lehtë i personave që vijnë në Gjermani – nëse po i respektojnë rregullat apo jo. Regjistrimi mund të bëhet në këtë link: https://www.einreiseanmeldung.de/

    Përjashtimet?

    Në Gjermani ekzistojnë disa përjashtime për personat që nuk duhet të futen në karantinë. Në këto grupe bëjnë pjesë ndër të tjerë: – Personat që nuk kanë qenë më gjatë se 24 orë në një vend fqinj – Personat që kanë vizituar familjet e tyre në një kohëzgjatje deri në 72 orë – Personat që udhëtojnë çdo ditë për shkak të punës apo studimeve – Të punësuarit në sektorin e transportit të mallrave apo personave – Të punësuarit në shëndetësi – Diplomatët dhe „përfaqësuesit e lartë të organeve të shtetit“ – Udhëtarët tranzitë… Por kujdes: Këto rregulla zbatohen nga landet dhe ato vendosin nëse do të futen menjëherë më 8 nëntor në fuqi apo jo. Ndaj mund të ketë dallime mes landeve në Gjermani.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Britania dhe India nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë të enjten gjatë një vizite të kryeministrit indian Narendra Modi. Ujdia në...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do ta ketë “shumë të vështirë të ruajë nivelin...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy vajza të mitura, përkatësisht...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Koordinatorja e veprave penale për luftimin rasteve të trafikimit me qeniet njerëzore dhe kontrabandimit me emigrantë, prokurorja e shtetit nga Departamenti i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Një i ri nga komuna e Vitisë, Florent Frangu, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, ku jetonte dhe punonte. Sipas informacioneve, ai...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy vajza të mitura, përkatësisht...
    Lajme24 Korrik 2025
    Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së ka dërguar një letër drejt ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përmes të cilës,...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Greqia e ka paralajmëruar Turqinë se mund t’ia bllokojë qasjen në një fond të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes, nëse Ankaraja...
    Lajme24 Korrik 2025
    Deputeti nga NISMA, Fatmir Limaj për Front Online ka folur edhe në lidhje me diskutimet që ka bërë me deputeten Duda Balje....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.