Babai i një vajze adoleshente nga Virxhinia pagoi këstin e fundit të alimentacionit duke shkarkuar 80.000 monedha në oborrin e vajzës së tij të ndarë. Nëna dhe vajza e saj morën monedhat dhe vendosën të dhuronin 800 dollarët në Qendrën e Mirëqenies në Safe Harbour, raporton Fox News. Avery Sanford, 18 vjeçe, nuk ka folur me babanë e saj prej vitesh dhe ajo thotë se nuk është e interesuar për të sepse nuk dëshiron të merret me askënd që e trajton nënën e saj në këtë mënyrë.
Kur po shkarkonte monedhat, nëna adoleshente e pyeti se çfarë po bënte dhe ai tha se ishte kësti i fundit i alimentacionit. “Ai nuk po përpiqet të turpërojë vetëm mamin, por mua dhe motrën time. Më dhemb që ai nuk e mori parasysh kur vendosi ta bënte këtë”, tha Avery. Babai tha që ai u pushtua nga emocionet dhe se ai tashmë ishte ndjer keq për atë vendim. Mami dhe vajza vendosën ta shndërrojnë një përvojë negative në një pozitive duke dhuruar shumën për ata në nevojë, për të cilën ato morën vlerësime të shumta në rrjetet sociale./FrontOnline/