Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
Atje dyshohet se dy persina janë zënë në flagrancë duke vjedhur panele alumini në një objekt në ndërtim.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“VJEDHJE E RËNDË | Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 12.12.2022 – 01:57. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke vjedhur disa panele alumini në një objekt në ndërtim. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.