Nën organizimin e FFK-së në bashkëpunim me Ligën e Veteranëve të Futbollit, Llapit dhe Komunën e Podujevës u organizua ndeshja e parë memoriale për nder të katër ish-futbollistëve të Llapit, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare, Kujtim Aliu, Vllaznim Emini, Milazim Berisha dhe Nexhat Fetahu.
Të pranishëm në këtë organizim ishin kryetari i FFK-së, Agim Ademi, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, futbollistët veteranë të Llapit dhe Përfaqësueses së Kosovës si dhe përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve ish-futbollist të Llapit, përcjell FrontOnline.
Ndeshja ishte mjaft interesante e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe u fitua nga Veteranët e Përfaqësueses së Kosovës me rezultat të pastër 0:2.
Me mirënjohje u nderuan familjarët e dëshmorëve Kujtim Aliu, Vllaznim Emini, Milazim Berisha dhe Nexhat Fetahu, të cilat i ndan kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori teknik i FFK-së, Muharrem Sahiti.
Ndeshje të tilla janë të mirëseardhura, të cilat kujtojnë kontributin e dhënë nga dëshmorët të cilët nuk gjenden më në mesin tonë./FrontOnline/
https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10159159575157243?__cft__[0]=AZWBBO6PQqtREc8BCcT6nSrLIMJbgxLlmRPCIn3tyfFyIPD7TdXEjHQQK-a5C58C5cDKSftGM0w2bsaJsNyU3toTLnULP0MHIH52IfQol5wtGpp_r9T3bA3ZyXwvWzjTJW_RaUpucu3n3vch_tISJs9n&__tn__=%2CO%2CP-R