×
  • Lajme
  • Lajme

    U vazhdohet me nga dy muaj paraburgimi secilit që është i përfshirë në vrasjen mes “Sekiraqëve” dhe “Capave”

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar paraburgimin pesë të dyshuarve për vrasjen e një personi më 1 shtator në lagjen “Aktash” të Prishtinës, për raste “Sekiraqët” dhe “Capat”.

    Për Klankosova.tv, Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka bërë të ditur se pesë të dyshuarit do t’u shtohet paraburgimi me nga dy muaj secilit.

    “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 29.11.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A”, tha Gashi për Klankosova.tv.

    Të dyshuarit janë në përburgim nga shtatori, në vendimin e atëhershëm të gjykatës thuhet: ” Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse të pandehurit K.G, V.A, R.Ll, S.S, F.A lihen në liri, paraqet rrezik se të njëjtit mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, mund të bëhen të pa arritshëm për organet e ndjekjes dhe gjykatën, poashtu nëse lejohen të mbrohen në liri, të njëjtit mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në prova si dhe mund të ndikojnë edhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku potencial që të pandehurit mund të përsërisin veprat e ngjashme penale, andaj për të evituar rrezikun e përsëritjes së veprave penale, duke marr parasysh mënyrën e kryerjes, e po ashtu edhe ambientin në të cilin është kryer vepra penale, gjykata vlerësoi se është i nevojshëm caktimi i paraburgimit në këtë fazë të procedurës”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kur Sokol Bashota u përball me deklaratat e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit, ku ata e kishin përmendur dëshmitarin si përgjegjës për...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi, ka vlerësuar se ka bazë dyshimi se prapa aktit terrorist në Ibër Lepenc, qëndron shteti...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale është deklaruar lidhur me arsyen e intervistimit të ish -Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi. Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Liridona Kozmaqi...
    Të tjera
    Sport04 Dhjetor 2024
    Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, vazhdon të qëndrojë në kujdes intensiv për kontrolle të mëtejshme mjekësore dhe pritet ta ndjekë nga spitali...
    Vip04 Dhjetor 2024
    Xheneta ka ngacmuar Drilonin për Sarën teksa kjo e fundit ishte prezente. Ajo e ka pyetur Drilonin se si po i pëlqen...
    Kronika04 Dhjetor 2024
    Në një lokal në Prizren dyshohet se është vendosur një mjet shpërthyes. Lidhur me rastin kanë folur për Front Online edhe nga...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kryesojnë me një diferencë të dukshme se vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Ish-Kryeshefi i KEK, Nagip Krasniqi, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale, mirëpo për hetimin që ka nisur në janar të vitit 2023....
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jetë brenda automjetit një 47-vjeçar në Korçë. Mësohet se 47 vjeçari ka humbur kontaktet prej ditës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.