Sot kudo në rrjetet sociale ka qarkulluar një video jo shumë e mirë e Don Xhonit.
Në videon që u bë virale reperi shihet duke u nxjerrë me forcë nga sigurimi në një lokal në Bruksel.
Pas lajmeve në mediat rozë ka vendosur të reagojë vet reperi duke hedhë poshtë aludimet e mundshme.
Ja reagimi i tij pa ndërhyrje:
“SOT NË PORTALE PO QARKULLON NJË VIDEO, KU E VËRTETA ËSHTË SE MENAGJERI BESART MUQOLLI DHE ORGANIZATORI I MBRAMJËS MË KANË LARGUAR NË DREJTIM TË DHOMËS SË ARTISTAVE, PASI UNË KAM TENTUAR T’I QETËSOJ DISA PJESTARË TË STAFIT TIM NË NJË MOSMARRVESHJE QË KISHIN DHE NË ATË RAST MË KANË LARGUAR MENAXHERI DHE ORGANIZATORI DUKE MENDUAR SE PO HY EDHE UNË NË ATË MOSMARRËVESHJE.
NË FOTO/VIDEO SHIHET MENAXHERI IM (I RUMBULLAKOSUR NË FOTO) SË BASHKU ME ORGANIZATORIN QË MË LARGOJNË NË DREJTIM TË DHOMËS QË TË MOS PËRFSHIHEM FARE NË ATË RAST. I KËRKOJ MEDIAVE QË PARA SE TË BËJN NJË TITULL PËR TË TËRHEQUR KLIKIME, TË VERIFIKOJNË LAJMIN SEPSE SIKUR ATA QË KANË FAMILJE KAM DHE UNË, EDHE ÇDO KUSH SHQETËSOHET NGA TË DEZINFORMATAT QË NXJERRNI. RESPEKT PËR ORGANIZATORIN DHE MENAGJERIN BESARTIN!”.