Para disa ditësh në rrjete sociale e media u ngritën dyshime se reperi i njohur shqiptar, Noizy do largohej nga muzika.
E këto dyshime i ngriti miku i tij Blerim Destani i cili tha se ky mund të jetë ky koncerti i lamtumirës nga reperi Noizy
Mirëpo këto lajme i ka mohuar vet Noizy në një intervistë në Top Channel.
“Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë. Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artista të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj. Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem”, theksoi ai.