Së fundi në media është përfolur shumë se miqësia mes Einxhelit dhe Beniadës ka marrë fund pas daljes së tyre nga “Big Brother VIP”.
Pas këtyre zërave ajo që ka reaguar është Beniada.
Beniada përmes disa videove ka treguar se qëndron raporti i saj me Einxhelin.
Sipas saj ka qenë mungesa e kohës ajo që i ka penguar të takohen ato më shpesh, por që takime ka pasur dhe nuk ka asnjë arsye për hatër mbetje.
Ajo thekson se jeta e re në Tiranë po i merr shumë kohë në sistemim madje nuk ka pasur shumë kohë as për familjen e saj.