×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    U sulmu’a ashpër nga Trump, Zelensky: E rëndësishme që takimi me Kellogg dhe puna me Amerikën të jenë konstruktive

    FrontOnline
    19 Shkurt 2025

    Volodymyr Zelensky thotë se paqja në Ukrainë mund të jetë “më e besueshme” nëse krijohet së bashku me Amerikën dhe Evropën.

    Presidenti i Ukrainës ka debatuar në distancë me Donald Trump gjatë 24 orëve të fundit.

    Zelenskyy ka akuzuar liderin amerikan se është kapur në “flluska e dezinformimit” të Rusisë, ndërsa Trump e ka quajtur homologun e tij ukrainas një “diktator” dhe një “udhëheqës të tmerrshëm”.

    Zelenskyy nuk e përmendi drejtpërdrejt Trumpin gjatë fjalimit të tij të natës drejtuar popullit ukrainas, përkundrazi u fokusua në takimin e tij nesër me të dërguarin e Amerikës Rusi-Ukrainë, Keith Kellogg.

    “Takimi ynë me gjeneralin Kellogg është caktuar për nesër dhe për ne është shumë e rëndësishme që takimi dhe puna me Amerikën në përgjithësi të jetë konstruktive”, tha ai.

    “Së bashku me Amerikën dhe Evropën, paqja mund të jetë më e besueshme dhe ky është qëllimi ynë”.

    Ai shtoi: “Ne po qëndrojmë të fortë në këmbët tona. Unë mbështetem në unitetin ukrainas, guximin tonë … në unitetin e Evropës dhe pragmatizmin e Amerikës”.

    Presidenti amerikan Donald Trump e quajti të mërkurën Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “një diktator i pazgjedhur”, pasi ky i fundit tha se Trump po jeton në një “hapësirë dezinformimi” të shkaktuar nga Rusia. Këmbimet sinjalizojnë një përkeqësim të shpejtë të marrëdhënieve mes dy udhëheqësve, që do të ndërlikonin përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

    Trump e kritikoi ashpër zotin Zelensky në një postim në mediat sociale, duke e quajtur atë “një komedian me sukses modest”, i cili “arriti të bindte Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të shpenzonin 350 miliardë dollarë, për të hyrë në një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të kishte filluar kurrë, por një luftë që ai (Zelenskiy), pa SHBA dhe “TRUMP”, nuk do të mund ta zgjidhë kurrë. /Euronews albania

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Personat që përdorin imazhin e dikujt tjetër pa pëlqimin e tij për të krijuar profile të rreme në rrjetet sociale apo në...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Shqipëria ka ngritur dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore për të kryer vlerësime mbi nivelin e rrezikut të vatrave të zjarrit që...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet shqetësuese, me 29 vatra të regjistruara në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Nga ora 14:00 do të vazhdojë seanca e sotme konstituive në ditën e fundit të afatit 30-ditor që e caktoi Gjykata Kushtetuese...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Shumë vrasje të kryera mes qershorit e dhjetorit të vitit 1999, viktima të incidenteve të ndryshme kriminale, në kohën kur nuk kishte...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.