×
  • Lajme
  • Lajme

    U shkarkua nga Vjosa Osmani, njëri nga konsujt nuk e njeh vendimin

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Lindon Kqira, konsull në Maqedoni, të cilin dje e shkarkoi u.d e Presidentit, Vjosa Osmani, thotë se nuk e njeh vendimin e saj.

    Kqira, që u shkarkua bashkë me tre konsuj të tjerë që kishin lidhje politike,  thotë se vendimi i Osmanit është tendencioz, arbitrar dhe përçarës.

    Konsulli i shkarkuar i ka hyrë edhe një analiza politike në letrën e tij. Ai thotë se Vjosa Osmani u bë në mënyrë aksidentale kryetare e Kuvendit dhe se legjislatura që ajo e drejton është më e dobëta, shkruan express.

    Përgjigjja e Kqirës:

    Shkup,26 Nentor 2020

    Deklarate për opinion

    Nuk e njoh vendimin arbitrar dhe politik te u.d.Osmani !

    Me vetëdije dhe përgjegjësi te plote, deklaroj se nuk njoh dhe as nuk e perfilli vendimin për shkarkimin tim, nga pozita e Konsullit-Ministrit Keshilltar, ne Ambasaden e Republikës së Kosovës, në Shkup, nga zonja Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit te Kosoves dhe u.d.e presidentit te Republikës së Kosovës.

    Ky vendim ne radhe të pare eshte tendencioz, arbitrar, vendim politik dhe perqares, e mbi te gjitha eshte antikushtetues dhe i pa presedan ne diplomacine e Kosovës.

    Zonja Osmani do duhej të merrej me punen e Kuvendit te Kosovës,i cili qe nga ardhja e saj ne krye te ketij kuvendi, ne menyre aksidentale, ështe e vleresuar si legjislatura me e deshtuar e Kosovës nga themelimi i Kuvendit te Kosoves e deri me sot. Neglizhenca e situates me pandemine globale,kriza ekonomike,aprovimi i Ligjit per Rimekembjen Ekonomike dhe nje varg ligjesh tjera jetike per qytetaret e Kosoves do duhej te ishin ne agjenden e saj dhe jo shkarkimet arbitrare, antikushtetuese me qellim te destabilizimit politik dhe futjes se hutise ne sherbimin diplomatik te Kosoves, ne Shkup dhe kudo, për qëllime hakmarreje dhe të profiterizmit politike.

    Vendimi i Ushtrueses se Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës përshkarkimin tim, për mendimin tim është nxjerrë në kundërshtim me nenin 84 të Kushtëtutes së Republikës së Kosovës, ngase znj, Osmani këtë vendim e ka marrë pa konsulltim paraprak me MPJD dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në këto rrethana, kushdo që bënë përpjekje me zbatue këtë vendim të njëanshëm, përfshihet në shkelje Kushtetuese. Veprimet e mia karshi këtij vendimi, do të jenë në përputhje me dispozitat ligjore dhe Kushtetuten e Republikës së Kosovës dhe paralajmrojë se kundër këtijë vendimi arbitrar të kryekuvendares, Osmani, do ta ndjekim rrugën ligjore, nërsa unë do të vazhdoj normalisht punën dhe angazhimet ditore në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.

    Lindon Kqira,

    Konsull – Ministër Këshilltar

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Republikës Çeke në kuadër të Ligës së...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë e vlefshme për raundin e pestë në UEFA Nations League. Para ndeshjes,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Sport16 Nëntor 2024
    Cristian Jura, gjyqtar rumun në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, ka ofruar një analizë mbi ngjarjet e ndeshjes së së...
    Sport16 Nëntor 2024
    Agim Ademi ka reaguar në lidhje me sjelljen skandaloze që Rumania e bëri si nikoqir i Kosovës. Derisa Dardanët ishin të pandalshëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.