Nё rrjetet sociale “Facebook” tash e disa ditё ёshtё publikuar njё ftesё =pёr protesta kundёr Federatёs sё Futbollit tё Maqedonisё sё Veriut.
Sipas profilit tё faqes „Полн погодок“ (Goditje e plotё), e cila paraqitet nё rolin e organizatorit tё protestёs, bёhet thirje pёr “protestat e para të futbollit kundër FFM-së së robёruar”, shkruan FrontOnline.
Nё thirrjen pёr kёtё protesta thuhet se kjo nuk ka kurrfarё ngjyre etnike dhe as politike.
“Nuk ёshtё njё protestё politike ose etnike… Ky ёshtё njё marsh i qetё protestues, nё tё cilin nё sipёrfaqe do tё del e vёrteta mbi gjendjen e futbollit”, thuhet nё thirrjen nё fjalё.
Maqedonia e Veriut nuk do ishte vend i çudirave, nёse nё te nuk do tё ndodhnin çudira tё tilla.
Nga miliona fotografi tё numrit njё tё futbollit vendor pёr pankartёn e thirjes u zgjodh pikёrisht ajo nё tё cilёn Sejdini, me duart e tij bёn shqiponjёn dykrenare.
Kёto do tё jenё protestat e dyta tё cilat organizohen para FFM-sё.
Protesta kundёr drejtuesve tё qeverisё sё futbollit kishte nё vitin 2012, kur president ishte Harallampie Haxhiristevski./FrontOnline/