Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani para disa kohësh solli në jetë vajzën e saj të cilën e quajti Zoi.
Disa ditë pasi ajo lindi vajzën iu kthye punës.
Ndërsa së fundmi në një bisedë virtuale me fansat në Instagram, Arbana tregoi arsyen se pse u kthye në punë.
“Këtë herë punët kanë qenë të planifikuara gati një vit më parë (pa patur një shtatzëni kaq shpejt), dhe në pamundësi për ti shtyrë do shohim si do ti menaxhojmë së bashku me Zoin”, tregoi ajo ndër tjerash.