Moderatorja Bora Zemani është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo u përfol sërish e kësaj here për një shtatzëni të mundshme. Madje, ishte një parashikuese që tha për “Shqipëria Live” se Bora është shtatzënë.
Mirëpo, Bora ka shuar dyshimet ku ka thënë se nuk është shtatzënë.
“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…”, tha Bora.
Bora Zemani ka qenë e ftuar më herët në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Mirëpo, ndër të tjera Bora u ndal te fëmijëria e saj.
Ajo zbuloi kohën kur përjetuan vështirësi ekonomike në familje si dhe vështirësi shëndetësore të babait të moderatores.
“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete. Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- zbuloi ndër të tjera Bora Zemani.