×
  • Vip
  • Vip

    U raportua se është keqtrajtuar nga i dashuri, reagon ashpër Ana Kabashi

    FrontOnline
    28 Gusht 2021

    Ana Kabashi reagon pas një lajmi të rremë se është keqtrajtuar nga i dashuri: Pyetja ka qenë për vrasjen e 18-vjeçares dhe përgjigja ime ishte për femrat në tërësi

    Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi, mbrëmë (e shtunë) ka dhënë një intervistë të re për të folur më shumë rreth projektit të saj të fundit “Sa kem pi”.

    Krahas kësaj, ajo është pyetur edhe për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj duke qenë se këto ditë ka bërë bujë të madhe në mediat shqiptare.

    Derisa po fliste për rastin tragjik, artistja nga Peja filloi të qante pasi këto janë ngjarje të shumta që ndodhin në Kosovë e po ashtu ka edhe shumë femra të tilla.

    Pas intervistës, në media të ndryshme ka qarkulluar lajmi se Ana është keqtrajtuar nga i dashuri gjë e cila nuk është thënë fare dhe se është mohuar publikisht nga vet këngëtar

    “Oj mediat shqiptare se më mirë të mos flas hiç se fjalët për klikime i nxjerrni për bishti, pyetja ka qenë për vajzën e cila u vra dhe përgjigja ime asnjëherë nuk ka qenë për vete por për të gjitha femrat në tërësi edhe që më ka prekur rasti i saj. Shikoni intervistën dhe pastaj shkruani se më çmendët”, ka qenë sqarimi i Kabashit.

    “Nuk jam duke folur për diçka që nuk dihet, edhe në shekujt e mëparshëm që femrat janë veshur me fustane me kosha të gjatë janë dhunuar e vrarë. Ju gjykuesit e moralit po iu tregoj se asgjë nuk e arsyeton dhunimin e as vrasjen e dikujt. Morali e feja juaj fillimisht duhet të ketë njerëzim, shpirt e dashuri e pasta të gjykoni. E ju femra që po flisni me negativitet e me komente të veshjes jeni duke e humbur poentën e gjithë intervistës e cila flet për ju dhe në mbrojtjen e juaj. Unë nuk mundem të bëj asgjë e as të ndryshoj mentalitetin e askujt. Çfarë mundem është të them opinionin tim edhe kaq, e ju vazhdoni si ju do zemra. Zoti ju ruajt të gjithëve”, kanë qenë fjalët e Anës në një postim tjetër të bërë në Facebook pas komenteve e paragjykimeve që mori.

    Nga Rubrika
    Vip12 Janar 2025
    Dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell bashkëpunimin më...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka nisur këtë të diel me shumë disponim. Ai u pa tejet energjik por dhe pati një paralajmërim të çuditshëm për...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha ka insistuar se Driloni nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ajo thotë se e njeh shumë Drilonin dhe e ka parë si...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha ka insistuar se Driloni nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ajo thotë se e njeh shumë Drilonin dhe e ka parë si...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha dhe Gresa kanë diskutuar për strategjinë e Drilonit. Gresa thotë se e ka kuptuar lojën e tij, ndërsa Drenusha tregoi se...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka refuzuar vendosjen e mikrofonit, duke thyer rregullin kryesor në Big Brother VIP Kosova 3. Pavarësisht se ai është paralajmëruar që...
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar së fundmi Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar në Rashincë të Shtimës. Këtë e ka bërë të ditur vetë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.