Ditën e mërkurë u raportua në mediat kosovare se president i Klubit Futbollisti, Drita, Valon Murseli do të largohet nga posti i të parit të klubit.
Murseli përmes faqes zyrtare të klubit “bardhekaltër” ka pohuar se ka menduar tërheqjen nga posti i presidentit, por siç ka thënë ai, jo edhe nga aksionet që ka në klub.
Por, ai ka paralajmëruar se në fund të edicionit mund të marrë vendimin final në lidhje me këtë çështje.
Tutje në njoftimin e lëshuar flitet edhe për situatën jo të mirë në klub pas dy rezultateve zhgënjyese në dy takimet e fundit në Superligë.
Ky është njoftimi i plotë i FC Dritës (pa ndërhyrje):
“Te dashur INTELEKTUAL besnik dhe ju adhurues të futbollit.
Klubi jonë FC DRITA në dy ndeshjet e fundit nuk ka marrë rezultate pozitive duke e vështirësuar shumë rrugën drejt mbrojtjes së titullit Kampion!
Jemi të vetëdijshëm që këto rezultate negative tek disa tifozë e kanë zbehur besimin për suksese, por DRITA edhe në vitet më të lavdishme të saja, ka kaluar nëpër këso llojë pengesash e presione dhe nuk ka pasur forcë që e ka ndalu drejt qëllimit të saj.
Sot jemi edhe ne të zhgënjyer së bashku me ju për këto rezultate negative andaj edhe ju kërkojmë falje, sepse futbolli i ka të gjitha rezultatet andaj ne si një ekip Kampion i vendit duhet ta pranojmë çdo rezultat!
Duke pas parasyshë angazhimet e mija familjare dhe të bizneseve gjithandej nëpër botë, tash e një vitë kam menduar tërheqjen nga posti i presidentit të klubit por asnjehere nga aksionet qe kam në klub!
Në këto momente jemi të fokusuar tërësisht në ndeshjet e radhës dhe dorheqja ime nuk bëhet fjalë tani, sepse ne logaritë i bëjmë në fund të sezonit!
Klubi do të jetë në duar të sigurta dhe do të vazhdojë sigurt drejtë synimeve tona të përbashkëta edhe për shumë vite!
Forca DRITA
Me respekt,
Valoni”.