×
  • Kronika
  • Kronika

    U raportua e zhdukur, e mitura s`pranon të kthehet në shtëpi

    FrontOnline
    12 Shkurt 2023

    Një 16-vjeçare e raportuar si e zhdukur më 8 shkurt nga familjarët e saj, është gjetur të shtunën. Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si “person i zhdukur, më pas i gjetur dhe dhunim”, për çka i mituri që e shoqëronte 16-vjeçaren është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj.

    Nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë thonë se situata lë të nënkuptohet se dy të miturit nuk kanë pasur raporte të mira brenda familjeve të tyre.

    Një 16-vjeçare ishte larguar nga shtëpia më 8 shkurt, ditë kur familja e lajmëroi si të zhdukur në Polici.

    Tek ditën e shtunë, katër ditë pasi u raportua si e zhdukur, ajo bashkë me një të mitur tjetër bashkëmoshatar, janë paraqitur në njërin nga stacionet e policisë.

    I dyshuari, po ashtu 16-vjeçar, është arrestuar nën dyshimin për dhunim.

    “Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është gjetur së bashku me viktimën e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj”, thonë nga Policia.

    Se 16-vjeçarja është pranuar në strehimore e konfirmon vet, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë.
    “Është shumë normale që gjendja është e rënduar për shkak se fillimisht probleme brenda së familjes kanë ndikuar drejtpërdrejt. Pastaj edhe vepra, ne njëherë e shfrytëzojnë periudhën e reflektimit e cila është 48-orëshe, kur viktima duhet të pushojë, të reflektojë dhe pastaj të filloj procedura”, ka thënë Vebi Mujku, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale.

    Kjo situatë, sipas Mujkut, lë të nënkuptohet se dy të miturit nuk kanë pasur raporte të mira brenda vet familjeve të tyre.

    “Problemet janë fillimisht paraprakisht, pra probleme te mungesa e raporteve brenda familjes shumë herë sjellin deri në këto situata kur të miturit, të miturat, detyrohen që të braktisin shtëpinë dhe të kërkojnë një zgjidhje tjetër e cila është zgjidhje jashtëzakonisht e dëmshme për to. Mirëpo nuk janë në gjendje të mendojnë se cila është vepra që e kanë shkaktuar”, shtoi Mujku.

    Ndërkohë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje, të tria në Prizren./RTV Dukagjini/

    Nga Rubrika
    Kronika09 Janar 2025
    Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të...
    Kronika09 Janar 2025
    Policia e Kosovës raporton se nga persona të ndryshëm janë pranuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në raportin 24...
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Të tjera
    Sport09 Janar 2025
    Al Nassr ka arritur të përmbys rezultatin dhe tani po avancon 2:1 ndaj Al Okhdood. Ishte Cristiano Ronaldo i cili shënoi nga...
    Vip09 Janar 2025
    Debati për çmimin final të Big Brother VIP Kosova ka vazhduar tutje, teksa Driloni shpërtheu ndaj Vullnetit duke e cilësuar si nxitës...
    Vip09 Janar 2025
    Debati i ashpër për çmimin e madh që përfshiu të gjithë banorët e shtëpisë nuk kaloi pa ofendime. Kësisoj, ishte Xheneta ajo...
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar vendimin e VV-së për t’i bojkotuar debatet zgjedhore në T7, Klan Kosova e RTV Dukagjini....
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar procedurën për dëgjimin e argumentave verbale për padinë e ngritur nga kompania kineze...
    Lajme09 Janar 2025
    Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është një virus i ri që manifeston infeksione të rrugëve...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.