Dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj, të mërkurën kanë tentuar që të fluturojnë nga aeroporti “Adem Jashari” për në Vjenë, duke prezentuar lejeqëndrim të një shteti tjetër, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar, raportojnë nga Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër së bashku me fëmijët është dërguar në qendrën për punë sociale.