AMG me disa imazhe të errëta njofton një model sportiv të krijuar në bashkëpunim me artistin dhe sipërmarrësin e njohur Will.I.Am.
Imazhet ngacmuese tregojnë një automjet me një fytyrë të G-Class të kombinuar me siluetën e një kupe me dy dyer. Makina do të shfaqet premierë më 5 maj si një projekt unik i veçantë, i krijuar për të mbledhur para për programet e inxhinierisë shkollore.
Prandaj, vëmendja më e madhe tërhiqet nga pjesa e përparme e frymëzuar nga G me fenerët e rrumbullakët LED. Nga ana tjetër, çatia duket e ngjashme me AMG GT-në aktuale dhe pjesa e pasme duket se është “huazuar” nga AMG GT me 4 dyer.
Nuk dihet ende se çfarë fshihet nën kapuç, por më shumë detaje do të pasojnë pas disa ditësh./FrontOnline/