Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në Kamëz.
Policia njofton se gjyshi ka përplasur aksidentalisht me makinë nipin e tij dyvjeçar në oborrin e shtëpisë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, fëmija ka ndërruar jetë.
“Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë./Tvklan