Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka mohuar se ka lidhje me skemën për vejedhjen e mbi 2 milionë eurove nga buxheti i shtetit, për të cilën kanë raportuar më herët mediet.
Madje ai ka kërcënuar me padi Insajderin.
“Gazeta Online Insajderi.org dhe Vehbi Kajtazi, kërkoj nga ju që menjëherë të kërkoni falje dhe ta tërhiqni shpifjen që keni bërë ndaj meje.
Edhe pse unë sot ua kam sqaruar se Burim Bujupi i përmendur nuk ka të bëj me ortakun tim, ju përsëri keni shpifur rëndë.
Nëse nuk tërhiqeni nga shpifjet e tilla në një afat sa më të shpejtë, une do të ju padis!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.