×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    U përfolën Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

    FrontOnline
    08 Qershor 2023

    Është “ndoshta” koha për një sekretar të përgjithshëm të NATO-s që vjen nga Britania e Madhe, duket të ketë sugjeruar presidenti amerikan, Joe Biden.

    Ky i fundit ka takuar për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

    Në një konferencë shtypi, Biden nëse është koha që një britanik të jetë në krye të aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s  – pas më shumë se dy dekada?

    “Ndoshta, kjo mbetet për t’u parë. Ne do të duhet të marrim një konsensus brenda NATO-s për të parë që të ndodhë kjo”, tha ai.

    “Ata kanë një kandidat që është një individ shumë i kualifikuar, por ne kemi shumë diskutime, jo mes nesh, por në NATO, për të përcaktuar se cili do të jetë rezultati i kësaj”, pohoi lideri amerikan.

    Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Ben Wallace ka shprehur prej kohësh interesim për postin kryesor të aleancës.

    Ndryshe, mediat kanë raportuar se për kreun e NATO-s, kandidat është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq. /Telegrafi

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për ta shkarkuar nga posti i kryetarit të Kongresit amerikan, Kevin McCarthy. Rreth 216 anëtarë – përfshirë...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Gjatë ditës së sotme, një autobus u rrëzua nga një mbikalim afër Venedikut. Autobusi raportohet se ka marrë flakë nga përplasja pranë...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Tre persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit tajlandez, Bangkok....
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2023
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se artistja Doruntina Kastrati, kuratorja...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Gjatë ditës së sotme, një autobus u rrëzua nga një mbikalim afër Venedikut. Autobusi raportohet se ka marrë flakë nga përplasja pranë...
    Lajme03 Tetor 2023
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Serbisë për sulmin terrorist në veri të Kosovës. Para deputetëve të Parlamentit...
    Kronika03 Tetor 2023
    Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në lagjen "Kodra e Trimave" në Prishtinë. Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy...
    Vip03 Tetor 2023
    Jennifer Lopez ka folur së fundmi për procesin e lindjes dhe se si ndikoi në vetëbesimin e saj. Ndërsa merrte pjesë në...
    Lajme03 Tetor 2023
    Sipas kontratës kolektive ndërmjet SBAShK-ut dhe MAShTI-t të nënshkruar në vitin 2017, mësimdhënësëve të Kosovës u takojnë shpërblime jubilare dhe shtesa të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.