Përveç të tjerave, Arjola në Big Brother VIP ka pasur edhe debate të forta me disa nga banorët.
Një nga debatet ishte edhe ajo me Antonelën, ku ‘mollë sherri’ mes vajzave u aludua se është Atdheu.
Madje u aludua që Arjola dhe Atdheu kishin një lidhje bashkë.
Sot Arjola në Fan Club i dha fund këtij dyshimi dhe sqaroi se Atdheun e ka shok shumë të ngushtë që gjashtë vite.
Gjithashtu Arjola tha se është munduar që për debateve dhe posaçërisht nga fjalët e Arjolës të kuptonte se çfarë po ndodhë jashtë, dhe se nuk i interesonte se po aludohej për këtë lidhje.
Arjola tha se një gjë që e kishte vrarë ishte momenti kur Antonela i kishte thënë se me lotët e saj i ka lodhur publikun dhe që ai ishte momenti kur sipas Arjolës e kishte kuptuar që kjo ishte gabimi por që nuk mund të dilte përtej kësaj dhe të dilte nga vetja, gjithashtu ai ishte momenti kur ajo kishte filluar të mos i përmendë fëmijët brenda dhe të mos qaj.