Media britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të tërë një lajmi tronditës që ka ndodhur në Pakistan.
Sipas raportimeve, një vajzë 14-vjeçare, e cila ishte përdhunuar sistematikisht nga xhaxhai ka humbur jetën gjatë abortit. Vajza e identifikuar si Uzma thuhet se pas ndarjes së prindërve shkoi për të jetuar me xhaxhanë.
Për 6 muajt e fundit, e mitura është përdhunuar nga xhaxhai deri në momentin që mbeti shtatzëne. Ku kjo gjë u zbulua nga xhaxhai dhe bashkëshortja e tij, ata e detyruan të miturën t’i nënshtrohej abortit. Mjekët thonë se ajo ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe vdekja sipas tyre ishte si pasojë e ndërhyrjes së vonë për abort. Pas ekzaminimeve të kryera në trupin e viktimës, mjekët dolën në përfundimin se Uzma ishte përdhunuar e dhunuar për një kohë të gjatë.
Pas vdekjes së saj, i ati ngriti padi duke çuar në arrestimin e xhaxhait dhe bashkëshortes së tij.