Napoli ka arritur të triumfojë me rezultatin 0:2 ndaj Fiorentinës si mysafir, raporton FrontOnline.
Protagonist te goli i parë, i skuadrës së Gennaro Gattusos ishte mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili fitoi një penallti, që u shndërrua në gol nga Lorenzo Insigne në minutën e 56-të.
Rrahmani u pengua në zonë nga mbrojtë serb, Milenkoviq dhe Insigne ishte ai që e dërgoi topin në rrjetë.
Vlen të theksohet fakti se titullar në këtë përballje ishte edhe Elseid Hysaj, që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 52-të.
Shkodrani bëri një paraqitje pozitive në këtë përballje, duke qënë i pakalueshëm në krahun e tij./FrontOnline/