Një 12-vjeçar ka vdekur në Tiranë, pasi i njëjti ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, shkruan Euronews.al.
“Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.