Si çdo herë, edhe sonte ju pret një panel fantastik në emisionin “Favorit”.
Dy analistëve të përhershëm, Arbër Zvdylit dhe Taulant Dajakut, në studio i bashkohen edhe Afërdita Fazlija, Avni Haxhiu dhe Granit Begolli.
Emisioni “Favorit” ka siguruar një intervistë me ish-selektoren e Kosovës te vajzat, Anneli Andersen.
Ajo ka thënë se u largua pa njoftim paraprak, përveçse një telefonate dyminutëshe.
“Më njoftuan për ndërprejen e bashkëpunimit përmes një telefonate 2 minutëshe. S’pata mundësi për t’i dhënë lamtumirën lojtareve të Kosovës. Kontrata ime normalisht do të përfundonte në nëntor të këtij viti”, tha ajo.
Ajo ka edhe një “mesazh” për lojtaret e Kosovës që i kishte udhëhequr.
“Shpresoj që të më kontaktojnë shpesh, unë do të jem e gatshme për to gjithmonë, do t’u jem ndihmë në karrierën e tyre”, përfundoi ajo.
Para pak ditësh, FFK-ja u përgjigj për “Gazetën Express” kishte thënë se kontrata e trajnerës suedeze kishte përfunduar, dhe se kishin zgjedhur për një selektor të ri.
FFK-ja kishte zyrtarizuar në krye të Kosovës A te vajzat Sami Sermaxhajn, i cili më herët ishte trajner te grupmoshat e reja të Kosovës.