Sizmologu kosovar, Shemsi Mustafa ka folur për tërmetin e sotëm me epiqendër Maqedoninë, mirëpo që u ndje edhe në Kosovë.
Mustafa me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se tërmeti ishte i një magnitude 5.0 të shkallës Rihter.
Pas këtij tërmeti, Mustafa ka thënë se kanë ndodhur edhe gjithsej tetë pasgoditje.
Ai ka thënë se tërmeti është ndjerë dukshëm në disa zona të Kosovës.
Postimi i plotë:
Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 11/11/2020 n’ora 4:54 sipas kohës lokale, Maqedonia është goditur nga nje tërmet me magnitude 5.0 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit.
Thellësia hipoqendrore ishte 10 km. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhe mbi 8 pasgoditje me një intensitet më të ulët 1.5-3.0 shkallës Richter.
Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte në 60 km jug-perëndim të Shkupit, 55 km jug të Prizrenit.
Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona të Kosovë.