Pak kohë pas ndarjes së saj nga Fisnik Syla, kanë nisur thashethemet se Fjolla Morina është në një lidhje të re dashurie.
Në fakt dyshimet u ngritën nga postimi i saj i fundit në rrjetin social “Instagram”.
Fjolla ka pozuar në bagazhin e një makine ku shihet një kuti në formë zemre me trëndafila dhe disa tullumbace në formë zemre.
Këngëtarja e shoqëroi postimin me një emoji zemre duke shtuar dyshimet se surprizën ia ka bërë partneri.
Megjithatë vetë Fjolla ka vendosur të mos flasë për jetën e saj private që pas ndarjes.