Nuk thonë kot që moda përsëritet.
Bora Zemani në “Dancing With the Stars” u duk fiks si këngëtarja Elvana Gjata në vitin 2007 kur konkurronte në Kënga Magjike.
Hiti i i saj me muzikë të Flori Mumajesit dhe tekst të Aida Barakut fitoi vendin e tretë të këtij edicioni të Kënga Magjike.
Por le të kthehemi tek look-u i vajzave modeli i fustanit është thuajse njësoj, vetëm se tek Elvana kemi një kombinim bardhezi, ndërsa tek Bora mbizotëron e bardha dhe ngjyra e argjendit. Dorezat janë një tjetër detaj i përbashkët vetëm se Elvana i ka të zeza dhe të shkurtra ndërsa Bora të bardha.
Modeli i flokëve është i njëjtë vetëm forma e grimit ka ndryshuar.
Pamje: