Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar me numërimin e votave të zgjedhjeve nacionale të zhvilluara gjatë ditës së sotme.
Në bazë të rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje fiton bindshëm zgjedhjet e njohura si të 14 shkurtit.
Pas kësaj ka reaguar zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Ajo publikoi disa fotografi me zyrtarët e kësaj partie, ndër ta edhe Glauk Konjufca, transmeton lajmi.net.
Të gjithë shihen të lumtur pas arritjes së këtyre rezultateve të zgjedhjeve të zhvilluara sot.