Këngëtari shqiptar, Butrint Imeri, ka pak ditë që ka lansuar këngën e re “Kuku”.
Kjo këngë u shoqërua me videoklip, ku një pjesë është kritikuar mjaft shumë nga fansat e Butrintit.
Një skenë kur artisti godet modelen e cila në klip aktron të dashurën e tij bëri që Butrint Imeri ta largoj nga Youtube këtë pjesë.
Ndryshe, kjo këngë arriti një numër të madh klikimesh për një kohë shumë të shkurt.