Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka dalë në mbrojtje Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit u kontestua nga Avdullah Hoti.
Hoti ka thënë se “LDK mori një rezultat të dobët dhe i duhet një lidership i ri”.
Por, Halimi thotë se Abdixhiku punoi fort ta rkthejë LDK-në në rritje.
“LDK-së iu bashkova kur kryetari Lumir Abdixhiku mori drejtimin e saj. Gjatë këtyre viteve, e kam njohur si një njeri që çdo ditë nuk është ndal kurrë së punuari për rikthimin dhe fuqizimin e LDK-së. Ai punoi fort e me të gjithë, ta rikthejë LDK-në nga një prag tepër i ulët me besim për rritjen e madhe në vazhdim”.