Personat nga vendet jo-anëtare të BE-së që lëvizin me makinë nëpër Gjermani, duhet të konvertojnë patentën e drejtimit të makinës në patentë gjermane brenda gjashtë muajve.
Një kosovar që jeton në Gjermani është paditur për ngasje pa leje të makinës. Një padi e tillë nuk përbën kuriozitet në përgjithësi, por arsyeja në rastin konkret, gjithsesi.
30-vjeçari nga Kosova u ndesh me një kontroll policor saktësisht 55 minuta pas një periudhe dymbëdhjetë mujore sa është afati i patentës së tij kosovare të vozitjes, shkruajnë media të shumta gjermane, në mes të të cilave edhe nuernberger-blatt.de.
Dhe, për këtë “shkelje” ai është paditur për ngasje pa patentë shoferi.
Policia e autostradës e ka kontrolluar personin në fjalë herët në orën 0.55 të dielës në autostradënb A40 në drejtim të Essen, njofton policia në Dortmund. Ai i ka treguar policëve një patentë shoferi të lëshuar të rregullt nga vendi i tij i lindjes.
Por këtu kishte një problem: Personat nga vendet jo-anëtare të BE-së që lëvizin me makinë nëpër Gjermani, duhet të konvertojnë patentën e drejtimit të makinës në patentë gjermane brenda gjashtë muajve. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, kosovarit i ishin dhënë edhe gjashtë muaj të tjerë nga autoriteti i lejes së drejtimit, transmeton albinfo.ch.
Si përfundim, policëve nuk u mbeti gjë tjetër përveçse, duke ndjekur ligjin, të dënonin kosovarin.