Trajneri i njohur italian, Loris Dominisini ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
Ish-futbollisti ishte shtruar në spital prej pak ditësh, pasi ishte infektuar me Koronavirus. Pavarësisht ndihmës së mjekësve për ditë me radhë, Dominisini nuk e mposhti dot virusin dhe u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.
Italiani ka drejtuar disa skuadra të njohura në vendlindje, si Udineze dhe Rexhiana, por suksesin më të madh e kishte me Komon, të cilët në vitin 2000 deri në 2022 i ngjiti nga Seria C deri në elitën e futbollit italian.