Pas përhapjes së lajmit se është shtatzënë, ajo konfirmoi pritjen e ëmbël në mënyrën më të mirë të mundshme duke shfaqur barkun e rrumbullakosur në videoklip.
Bëhet fjalë për Gresa Behlulin, e cila tashmë po shijon javët e fundit të shtatzënisë ndërsa ndryshe nga herat tjera fakti i të bërit nënë së shpejti e ka bërë që të jetë më e hapur sa i përket jetës private.
Së fundmi në një paraqitje televizive në “Abc e mëngjesit” ka zbuluar se krahas gëzimit të lajmit të ëmbël përjetoi vështirësi të mëdha përshkak të infektimit me Covid-19.
“Shtatzënia ka ecur shumë mirë, përveçse në javën e tetë kam qenë e infektuar me Covid-19. Ishte një periudhë e vështirë dhe stresuese. Sa u gëzuam pas një lajmi aq të mirë pasi u infektova dhe ishte e vështirë. Pas një terapie të gjatë u shërova, pa pasoja por nuk ishte e lehtë.”, tha këngëtarja.
Tashmë është zbuluar se foshnja është djalë ndërsa kanë disa emra si opcion.
Kujtojmë se në vitin 2019 këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë në martesë me zv. presidentin e klubit prishtinas të basketbollit, Lulzim Ibrahimin.