Një person i cili është hasur dje në një rrugë të Fushë Kosovës, ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKMF.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit.
“Lidhur me rastin personi i cili ishte hasur në rrugë, pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në QKMF. Pasi i është bërë kontrolli nga mjeku personi në fjalë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.