Një trupi i pajetë është gjetur i mbytur në det në zonën e Durrësit.
Trupi i pajetë është pikasur në afërsi të vendit të quajtur si Pista Kosova në plazhin e Durrësit.
Disa orë pas gjetjes, Policia tha se ka identifikuar trupin e pajetë të gruas. Sipas policisë, viktima A. Sh .44 vjeçe, banuese në Shijak. Policia thotë se gruaja vuante nga probleme depresive.
Policia kufitare bëri të mundur nxjerrjen e trupit dhe dërgimin për në morgun e spitalit ku u kryen procedurat e rastit.
Nga të dhënat e para, nuk janë konstatuar shenja dhune./Front Online/