×
  • Lajme
  • Lajme

    “U emëruar jashtëligjshëm” – Ejup Maqedonci me urgjencë i kërkon Kurtit shkarkimin e Sekretarit Gafurr Dugolli

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Ejup Maqedonci ministër i Mbrojtes me urgjencë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulohet vendimi i Ekzekutivit përmes së cilit Gafurr Dugolli ishte emëruar Sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri. E aryse për anulim të vendimit për këtë pozitë, sipas Ejup Maqedoncit ka mjaftueshëm.

    Periskopi ka siguruar korrespodencat e ministrit Maqedonci me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe gjithë ministrave, por edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Kosovës, Arben Krasniqi.

    Në letrat zyrtare me 20 shtator të 2024 ministri Maqedonci përmes një kërkese zyrtare i ka kërkuar sekretarit të Qeverisë së Kosovës Arben Krasniqi, që vendimi i Qeverisë për emërimin e Gafurr Dugollit të anulohet.

    “Në mbështetje të nenit 66 të Rregullorës (QRK) NR.17/2024 të Punës së Qeverisë së Kosovës, porpozojmë që të shqyrtohet dhe vendoset me urgjenë mbi këtë pikë:

    ANULOHET vendimi i Qeverisë Nr.18/2024 i datës 11.09.2024, me të cilin Gafurr Dugolli është emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Minsitrit të Mbrojtjes. Kjo kërkesë bazohet në njoftimin e Këshillit të Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil të datës 18.09.2024, me të cilin Ministria e Mbrojtjes është njoftuar se për procesin e rekrutimit për pozitën e Sekretarit të Përgjitshëm në MM, ka ankesa në proces të shqyrtimit nga ana e Këshillit dhe se ky vendim i Qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit NR.05/l-031, për procedurën e Përgjithshme Administrative, nenet 130, paragarfi 1 dhe 144 paragrafi1, ndërlidhur me neniin 47 paragfari 10 të Ligjit NR.08/L-197 për Zyrtarët Publik.” – thuhet në kërkesën e minsitrit të Mbrojtes Ejup Maqedonci.

    Por, për të argumentuar edhe më fuqishëm kërkesën për anulimin e këtij vendimi të Qeverisë e që që sipas Maqedoncit është në kundërshtim me ligjin, që Gafurr Dugolli (vëllai i deputetit të VV`së Enver Dugolli) të emërohet Sekretar në MM, ministri i Mbrojtjes ka nisur edhe një letër shpjeguese.

    “Deklaroj se propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për: Shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 18/220 i datës 11.09.2024, me të cilin z.Gafurr Dugolli është emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, mbështetet me dispozitat e Ligjit Nr. 05/L-031 për Proceduren e Përgjithshme Administrative, nenet 130 paragrafi 1 dhe 144 paragrafi 1, ndërlidhur me nenin 47 paragrafi 10 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, si dhe procedohet në pajtim me nenin 66 të Rregullores (QRK) Nr. 17/2024 te Punës së Qeverise së Republikës së Kosovës dhe ka kaluar fazat procedurale të parashikuara nga Rregullorja e Punës së Qeverisë dhe aktet tjera ligjore e nënligjore dhe rekomandojmë aprovimin e këtij vendimi. Propozimi është i shoqëruar nga dokumentacioni, i cili përmban të githa të dhënat dhe informatat e nevojshme për marrjen e vendimit”- thuhet në letrën e ministrit Maqedonci.

    Por këtu nuk përfundon gjithçka.

    Për emërimin e Gafurr Dugollit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një letër nisur kryeministrit Kurti dhe ministrave , thotë se as që ka qenë në dijeni për emërimin e tij në këtë pozitë.

    Madje thotë se për këtë pozitë, porpozimin mund ta kishte bërë ai vet si ministër i Mbrotjes.

    I nderuar Kryeministër

    Të nderuar ministra,

    Qeveria e Republikes se Kosovës ne mbledhjen e saj te 220 ka nxjerrë Vendimin Nr. 18/220 i datës 11.09.2024, me të cilin z. Gafurr Dugolli është emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Une si Ministër i Mbrojtjes nuk kam qenë në dijeni se ne lidhje me procedurën e rekrutimit per poziten Sekretari i Pergjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes ka ankesa në Keshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Sherbimin Civil, e të cilat jane në trajtim e sipër.

    Propozimin në Qeveri per përzgjedhjen e Sekretarit të Pergjithshëm, e kam bërë duke u bazuar ne Memorandumin Shpjegues të datës 14.08.2024 të pranuar nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi bazën e te cilit memorandum nga Njësia e Burimeve Njerëzore une si Ministër jam këshilluar se jane plotesuar kriteret ligjore dhe ne pajtim me nenin 49 të Ligjit Nr. 08/L-197 per Zyrtarët Publik. Dhe se unë si Ministër mund te bëj propozimin e kandidatit fitues per emerim nga Qeveria e Republikës së Kosovës per poziten e Sekretarit te Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, për mandat katër vjeçar.

    Në ndërkohë, pas marrjes së Vendimit nga QRK, me date 18.09.2024 jam njoftuar nga ana e Këshillit te Pavarur Mbikëqyres se: “lidhur me kete proces te rekrutimit per perzgjedhjen e kandidatit fitues per poziten e Sekretarit te Pergjithshem ka ankesa ne shqyrtim e siper ne KPMSHCK, dhe më eshtë bere me dije se kjo perzgjedhje eshte bere ne kundershtim me dispozitat e Ligjit Nr. 05/L-031 për Proceduren e Pergjithshme Administrative, nenet 130 paragrafi 1 dhe 144 paragrafi 1, nderlidhur me nenin 47 paragrafi 10 te Ligjit Nr. 08/L-197 pêr Zyrtarët Publik”.

    Prandaj me qellim te evitimit te efekteve negative ligjore per Ministrine e Mbrojtjes, pasi qe pozita e Sekretarit te Pergjithshem eshte pozita kyçe vendimmarrese, kerkoj qe Vendimi Nr. 18/220 i datës 11.09.2024, me te cilin z. Gafurr Dugolli eshte emëruar ne pozitën e Sekretarit te Pergjithshem ne Ministrinë e Mbrojtjes të anulohet. Andaj, nga këto të cekura më lart kërkoj miratimin e këtij propozimi.

    Ministri i Mbrotjes Ejup Maqedonci për krejt këto ka marrë një përgjigje nga Qeveria e Kosovës, një propozim vendim e ku thuhet se anulohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e Gafurr Dugollit, në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë minsitri.

    Por, që nuk mbanë as datë, e as nënshkrim të shefit të Qeverisë.

    “Ne mbështetje të nenit 92 paragrafi 4 dhe nenit 93 paragrafi 4 të Kushtetutes se Republikës së Kosovës, të nenit 8 te Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, neni 53 paragrafi 1 i Ligjit Nr. 05/L-031 per Procedurën e Përgjithshme Administrative, si dhe ne pajtim me nenin 66 të Rregullores (QRK) Nr. 17/2014 të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me 2024, merr këtë:

    PROPOZIM-VENDIM

    1. Anulohet Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 18/220 i dates 11.09.2024, me te cilin z. Gafurr Dugolli është emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm ne Ministrinë e Mbrojtjes.

    2. Obligohet Ministria e Mbrojtjes per zbatimin e ketij vendimi.

    3. Vendimi hyn ne fuqi diten e publikimit ne Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës

    Albin KURTI

    Kryeministër i Republikës së Kosovës

    Deri në këto momente kur është publikuar ky artikull, nuk ka ndonjë vendim zyrtar të Qeverisë së Kosovës për anulimin e vendimit për Gafurr Dugollin.

    Kujtojmë se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tash e disa javë janë duke u ushqyer me shujta ‘shkel e shko’ pasi që Ministria e Mbrojtes dështoi që përmes një operatori ekonomik të sigurojë shujtat për ushtarët e Kosovës.

    Krejt çka kanë bërë Ministria e Mbrotjes është hapja e një konkursi për 106 persona (kuzhinier) që do të përgatisin e servojnë ushqimin brenda secilës kazermë të Forcës së Sigurisë.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Jeton Mehmeti po merr pjesë në takimin e Platformës Evropiane të Rregullatoreve të Mediave...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar varrin e babait të tij, në ditën kur do ta festonte ditëlindjen. I shoqëruar nga...
    Lajme25 Tetor 2024
    Në vijim të takimeve me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, ministri i Financave, Hekuran Murati, u takua me zëvendës Kryeekonomistin e...
    Të tjera
    Lajme25 Tetor 2024
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se mungesa e rezultateve në dialogun me Serbinë, tregon se pushteti ka braktisur dialogun për njohje të...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti po i mbron të korruptuarit e po i përndjek gazetarët. Ajo tha...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj,  për FrontOnline, thotë se VV dhe Qeveria Kurti, me mos pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit të Kosovës,...
    Kronika25 Tetor 2024
    Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare ka ofenduar dhe kanosur viktimën...
    Kronika25 Tetor 2024
    Një person është arrestuar dje për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”. Policia bën të ditur përmes raportit 24 orësh se...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, thotë se mos pjesëmarrja e VV-së në seancën e sotme, tregon papërgjegjësinë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.