×
  • Lajme
  • Lajme

    U emërua kryediplomate, ja çka thotë Donika Gërvalla

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Donika Gërvalla-Schwarz është emëruar dje zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Pas votimit në Kuvend të Kosovës, Donika Gërvalla ka shkruar për jetën e saj në një shkrim të gjatë në Facebook.

    Ajo ka thënë se ai person që nuk e dinë nga vjen, nuk e di as ku është nisur.

    “Mbi 40 vjet kanë kaluar nga dhjetori i vitit 1979 kur Babi detyrohet të largohet nga Kosova e robëruar për të mos u kthyer   më asnjëherë. Eshtrat e tij sot prehen në Kosovën e lirë, në Dubovik, pranë Bacit Bardhosh, Nanës Ajshe, Babës Bardh dhe të gjithë paraardhësve të tyre. Mbi 40 vjet histori të një familjeje shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj, pasqyrë e vuajtjeve dhe sfidave të kaq shumë familjeve shqiptare gjatë shumë dekadave.  Sot për mua u përmbyll një biografi mbi 40-vjeçare”, ka shkruar ajo.

    “Vajza e atëhershme, e cila në moshën 8-vjeçare u detyrua të largohej nga vendlindja, në moshën 10-vjeçare përjetoi atentatin ndaj babait dhe axhës, u rrit në një prej diktaturave më të egra komuniste në Evropë, përjetoi shembjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, përjetoi rëndë diskriminimin dhe shtypjen e bashkëqytetarëve të saj në Kosovë gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta dhe më në fund në vitin 1999 e përjetoi lirinë dhe në qershor 1999 për herë të parë pas 19 vitesh mundi të kthehet në Kosovë, pra po ajo vajzë, të cilën përvoja e saj jetësore e mësoi që liria dhe demokracia e mirëfilltë është ajo, për të cilën asnjëherë nuk duhet ndalur së luftuari, sot ka marrë besimin të jetë përfaqësuese e Republikës në politikën e saj të jashtme.  Mirënjohja ime për besimin ndaj meje është e thellë sa nuk thuhet”, tha Gërvalla.

    Ministrja e zgjedhur ka thënë se betimi që ka dhënë dhe punët që ka përpara janë kolosale.

    “Aq më i madh detyrimi për ta përmbushur këtë detyrë me nder, punë të mira për Kosovën dhe hapjen e shtigjeve të reja për  vendin dhe të gjithë qytetarët e tij. Besimi i dhënë dhe punët që i kemi përpara janë kolosale. Mbetet që në asnjë ditë të punës sonë gjatë 4 viteve të ardhshme mos ta harrojmë besimin e dhënë dhe shpresën e qytetarit, që fatin dhe të ardhmen e tij dhe të vendit ta kemi udhërrëfyesin kryesor gjatë punës sonë”, ka shkruar e njëjta.

    https://www.facebook.com/donikagervalla/posts/10218522101180733

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Emocion i papërshkrueshëm në Podujevën fisnike, në vet zemrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Turneu i Ndryshimit e vazhdoi rrugëtimin drejt...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe edhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës. “Është gëzim i...
    Të tjera
    Vip15 Nëntor 2024
    Teksa Vullneti ka qenë i shtrirë në shtrat, Gresa e ka gjuajtur me faculeta. Ndërkaq, Vullneti me shaka ka thënë se po...
    Sport15 Nëntor 2024
    Rumania dhe Kosova ndeshen sonte në Bukuresht në kuadër të Ligës së Kombeve. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një aksident mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje la të lënduar katër persona. Rastin për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mbajtur tubim në Skenderaj, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer. Sipas një komunikate për media,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.